U aksidentua duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali në Gramsh, ndërron jetë punëtori 51-vjeçar

65
Sigal

Një 51-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi, ka ndërruar jetë pasi është dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune, gjatë kohës që ishte duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali.

Sipas policisë 51-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NOA

Gramsh/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.