Tronditet Durrësi/ 25-vjeçari ekzekuton gjyshen dhe më pas veten

446
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i ri ka vrarë gjyshen dhe më pas veten. Ersid Curri, 25 vjeç dhe gjyshja e tij 80-vjeçare, ishin mbyllur në shtëpi. Trupat e tyre janë zbuluar nga të afërmit të cilët kishin telefonuar të moshuarën, Hurme Curri, por ajo nuk i përgjigjej telefonatave të tyre. Disa momente më vonë, ata kanë shkuar në shtëpinë e Currit ku janë përballur me pamjet e rënda. Sipas njoftimit të policisë, autoritetet kanë shkuar në vendngjarje, por e kanë gjetur derën e shtëpisë të mbyllur nga brenda. Të afërmit kanë thënë se Ersidi kishte qenë disa vite në burg për akuzën e vrasjes dhe se prej një viti ishte liruar. Krimin ai mund ta ketë kryer në kushte depresioni. Në shtëpi është gjetur arma me të cilën dyshohet se i riu ka qëlluar gjyshen dhe më pas veten. Grupi hetimor po punon për zgjidhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal