Tronditet Brukseli, sulmohen me thikë dy oficerë të policisë

398
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sulmi me thikë ndaj dy oficerëve të policisë dhe një
alarm për bombë në dy stacione hekurudhore ka alarmuar sot Brukselin.

Evakuimi i stacionit, qendrës së sinjalizimit dhe
ndërtesës “Portalis”, ndodhi pasi një telefonues anonim njoftoi alarmoi policinë
rreth orës 12:20.

Udhëtarë të tmerruar u detyruan të largohen nga Stacioni
Verior i Bukselit, ndërsa policia nisi menjëherë hetimin për ngjarjen.

Një zëdhënës i stacionit tha se “një mesazh kërcënues për
bombë iu dha policisë. Të gjithë njerëzit u evakuuan nga stacioni, ndërsa
trenat u ndalën. Kjo situatë do të vijojë derisa shërbimet e sigurisë të
inspektojnë stacionin, pra së paku një orë”.

Vetëm pak më herët se ky njoftim, një agresor me thikë në
duar la të plagosur dy oficerë policie në Schaerbeek, rajoni fqinj ku
terroristët e sulmeve në aeroport dhe metro të 22 marsit ngritën edhe
“fabrikën” e tyre të prodhimit të bombave.

Zyra e prokurorit federal të Brukselit tha për “La Libre
Belgique” se nuk ende nuk ka asnjë arsye “të besohet se ky ishte një sulm
terrorist”. Megjithatë, një prani e madhe policore vërehet në stacion.

Ndërkohë, një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin
tjetër “Gare du Midi”, duke shkaktuar edhe këtu evakuimin e të gjithë
udhëtarëve.