Tronditëse në Korçë! Jetonte me nënën e paralizuar, gjendet i pajetë një burrë

100
Sigal

Një 64-vjeçar është gjendur i vdekur ditën e sotme në banesën e tij në Korçë. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij të moshuar e cila ishte e paralizuar.

Burime bëjnë me dije se vdekja e 64-vjeçarit ka ardhur nga shkaqe natyrale. Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, e moshuara është gjetur në lot në pamundësi për të lëvizur dhe për t’i ardhur në ndihmë të birit.

Identiteti i 64-vjeçarit nuk dihet ende ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë dhe ambulanca.