Tre armë e 9 gëzhoja, detajet që mund të zbardhin vrasjen

561
Sigal

Të tjera detaje zbulohen nga atentati i ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

Burime të policisë thanë se në vendin e ngjarjes janë gjetur në vendin e ngjarjes tre armë si dhe janë mbledhur nga hetuesit 9 gëzhoja, çka tregon se ka pasur të shtëna jo vetëm nga një armë. Këto dhe informacione të tjera të mblehdura edhe nga kamerat e sigurisë ka gjasa që të zbardhin shumë shpejt krimin që tronditi Tiranën.

Po kështu burimet saktësojnë se janë dy të plagosur nga ngjarja. Ervis Martinaj, që u tha se ishte shënjestra pas një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është transportuar në spital privat ku ruhet me masa të rrepta sigurie.