Tragjedi në Tiranë/ JO-ja që i mori jetën 21 vjeçares

646
Një ngjarje e rende e ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë ku shtetasi 23 vjeçar Aldosen Beluli nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Ariela Murati, 21 vjeçe po nga Fieri, studente në vit të tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se vajza është qëlluar me 5 plumba nga i riu. Sipas burimeve policore, Aldosen Beluli, autori i krimit, sapo ka qëlluar vajzën ka qëlluar edhe veten me armë zjarri dhe ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si nisi njohja e dy të rinjve që përfundoi dje me vrasje
Mësohet se prej kohës së gjimnazit, djali kishte ndjerë për vajzën, të cilën e kishte ndjekur edhe në Tiranë. Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës, të cilët i kishin kërkuar 23-vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte bërë i bezdisshëm. Mësohet se djali i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzës për t’i kërkuar dorën, por familja e saj nuk ka qenë dakord. Edhe vajza e ka refuzuar në vijimësi, por i riu nuk ishte bindur për këtë gjë. Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik, e së fundmi kishte nisur edhe punë si infermier, ndërsa vajza ishte studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe jetonte në shtëpi me qira.
Sigal