Aksidenti me një të vdekur në Fier, policia jep detajet

238
Sigal

Kristian Thomo, 19 vjeç, banues në Hamil të Fierit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:45, në fshatin Hamil. Thomo duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën

Policia Fier/ Informacion paraprak:

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.