Trafikuan 200 kanabis në Greqi, 3 shqiptarë përfundojnë në pranga

459
Tre shqiptarë janë arrestuar për futjen dhe fshehjen në territorin grek rreth 200 kilogramë kanabis.

Tre të rinjtë, të moshës 19, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Sipas policisë në vendngjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë.

Vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.
Sigal