Trafiku i drogëS, Gjykata e Apelit lë në burg Ben Çamin

425
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj shtetasit Lufti Shabani, i njohur ndryshe si Ben Çami. Avokati i Ben Çamit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por Apeli ka refuzuar kërkesën duke e lënë në burg. Ben Çami akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës dhe pritet të ekstradohet në Itali. Ai është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia italiane si një ndër organizatorët kryesorë të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri e më pas në vendet e BE.
Sigal