Berisha: Kusarizmi dominon në parlament

77
Pas përfundimit të seancës parlamentare, e cila u mbyll me rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të cuar në Kushtetuese mandatin e deputetit Rakip Suli, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat se në parlament dominon kusarizmi. Ai ftoi qytetarët ti japin përgjijge të fuqishme këtij parlamenti që po plackit vendin. “ Kusarizmi dominoi në parlament. Ftoj qytetarët ti japin përgjigjen më të fuqishme me të gjitha mjetet e mosbindjes civile për këtë plackitje të vendit. Këta nuk mbrojnë Rakip Sulin sepse ai është një “peshk” i vogël, por ata mbrojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeminsitri foli edhe për zgjedhjet e munguara për kreun e PS-së, ku u shpreh se kjo cështje nuk i përket vetëm një force politike, por gjithë popullit, pasi sipas tij vota e lirë është universale. “Rama ka frikë se mos e rrëzon Blushi prandaj nuk kryen zgjedhje në parti. Edhe në kohën e diktaturës, Enver Hoxha kryente zgjedhje një herë në katër vjet. Kjo është një cështje që i përket të gjithë shqiptarëve sepse vota e lirë është universale”, u shpreh ai.
Sigal