Deputetët e PS-së kundër Majkos

487
Deputetët e Partisë Socialiste janë shprehur kundër deklaratave të deputetit Pandeli Majko për zgjedhje të parakohshme. Majko u shpreh përpara disa ditësh se: “Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë”, u shpreh Majko duke lënë të nënkuptohet se nëse nuk ka konsensus për Reformën në Drejtësi, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo ka ngjallur reagimin e disa deputetëve socialistë, të cilët e kanë cilësuar të pavend deklaratën e Majkos për zgjedhje të parakohshme.
Ja cfarë thonë ata për idenë e zgjedhjeve të parakohshme
Naim Kopliku: Propozimi për zgjedhje të parakohshme është i parakohshëm. Për mendimin tim, ky propozim është i panevojshëm
Paulin Sterkaj: Ideja për zgjedhje të parakohshme është nonsense. Jemi votuar nga 1 milionë shqiptarë. Kemi një mision përpara. PS ka fituar thellë dy palë zgjedhje. Kjo do të thotë se populli mbështet qeverinë dhe reformat e saj
Sadri Abazi: Majko nuk është institucion që ti shkojmë nga pas. Nuk mund të shkojmë pas aventurave. Ne jemi votuar për ta qeverisur Shqipërinë. Ne do përfundojmë premtimet tona, pastaj do shkojmë në zgjedhje
Sigal