Tmerr në Pogradec, e moshuara hidhet nga pallati

603
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, aty ku një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në lagjen Nr.1.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i përket shtetases me iniciale I.Ç.
“Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme”, sqaron policia lokale.
Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal