Ndjekje si në filma, 32 vjeçari mbush makinën me drogë dhe tenton të arratiset

615
22 kg drogë janë sekuestruar nga forcat “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës në një aksion që nisi dhe vijoi si në filma.
Një 32 u vendos në pranga pasi tentoi të largohej me shpejtësi të lartë me mjetin e tij Volkswagen, ku për pasojë ka humbur kontrollin.
Bardhok Qershia, 32 vjeç nga Shkodra, tentoi të arratisej më pas në këmbë, por u ndalua nga policia me 22.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
“Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi”.
Policia sqaron se drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.
Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.
Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.
Sigal