“Çmendet” shoferi në Tiranë, i dehur lëviz në kundërvajtje

338
Një drejtues mjeti është vënë në prangat e policisë pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe në sens të kundër të qarkullimit.
Ngjarja ka ndodhur në Sauk.
Pasi ka ndaluar mjetin, policia ka bërë kontroll në makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka rezultuar me normë të lartë të alkoolit të konsumuar.
Shtetasi Edison Sallaj u shoqërua në polici.