Tjetër skandal, 66-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual me një 16-vjeçar: Jemi në lidhje

288
Sigal

Ngacmimet seksuale me të mitur në vend janë fatkeqësisht të shumta por janë të pakta rastet kur denoncohen. Pas ngjarjes në Pogradec, një tjetër ngacmim seksual është denoncuar por këtë herë në Berat.

Një 66-vjeçar i identifikuar si Romeo Oço, është prangosur nga Policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 16-vjeçari nën praninë e psikologëve dhe oficerëve të krimeve ka treguar sesi i moshuari, fqinji i tij, e kishte ngacmuar seksualisht pak kohë më parë.

I mituri është shpreur se i moshuari e prekte me duar në zonat intime dhe më pas detyronte edhe atë që të bënte të njëjtën gjë. I mituri rrëfen se për shkak të frikës nuk kishte treguar asgjë, por në momentin që i moshuari kishte tentuar për më shumë, kishte marrë një gur dhe e kishte qëlluar për të shpëtuar prej tij.

Pas një vizite mjekësore, rezulton se 16-vjeçari kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual. Në dëshminë e tij, i moshuari nuk mohoi asgjë por tha se mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh por që ishte me pëlqimin e të dyve.