Tjetër grabitje, këtë herë në Tiranë dy të maskuar i marrin çantë me lek…

362
Një tjetër grabitje ka ndodhur mesditën e sotme. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Tiranë.
Dy persona me motor dhe me maska i kanë rrëmbyer një të moshuari një çantë me para.
Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Bardhy’ në kryeqëzimin me rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.
Menjëherë i moshuari ka telefonuar policinë.
Këta të fundit kanë nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.
Deri më tani policia ka gjetur vetëm motorin që ishte braktisur.