Tiranë, pranga dy të kërkuarve për vrasje

479
Policia e Tiranës ka vënë në pranga pasditen e së martës dy persona të shpallur në kërkim, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë nga organet e drejtësisë. Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, në pranga kanë rënë shtetasit Besnik Spaho dhe Krenar Hanko, ky i fundit nga fshati Buçimas i Pogradecit. 
Sipas burimeve, Spaho ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për vrasjen me thikë të vëllait të tij, ndërsa Hanko për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”. Arrestimet janë kryer nga agjentë të komisariatit numër 3 të kryeqytetit, pas sinjalizimeve të marra nga informatorët për praninë e të dyshuarve.
Sigal