Tiranë, një pako e dyshimtë në mes të rrugës, dyshohet tritol, por rezultoi një alarm fals

410
Sigal

TIRANE – Një pako e dyshimtë në mes të rrugës pranë poliklinikës numër 9 në “Rrugën e Kavajës” ka alarmuar policinë, me dyshimet se mund të bëhet fjalë për lëndë eksplozive.
 
Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për pakon e dyshimtë, ndërsa menjëherë u bllokua i gjithë qarkullimi për në qendër. Pakoja është pranë kryqëzimit të rrugës së Kavajës me 21 Dhjetorin.
 
Duke iu referuar sulmeve të njëpasnjëshme me tritol që tronditën Tiranën në këto dy ditë, është shkëputur energjia elektrike dhe janë bllokuar valët telefonike në zonë, për të shmangur kështu një shpërthimit të mundshëm me telekomandë. 

Alarmi rezultoi fals pasi ne çantë nuk kishte asgjë.