Debati në Kuvend/ Rama: Kriminalizim me ligj për shpifjet për shkak të detyrës. Berisha: Je bërë si halla te filmi “Njeriu me to

462
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëhet një ligj që do të kriminalizojë shpifjet për shkak të detyrës. Sipas tij ligji do të detyrojë individët në politikë apo partitë politike të provojnë përballë prokurorit e gjykatës akuzat, në të kundërt të dënohen.

“Do të kërkoj me ligj kriminalizimin për shpifjet për shkak të detyrës për akuzat e bëra nga një parti apo përfaqësues kur ato jane shqetësuese penalisht për opozinion publik, e me ligj do të sanksionojmë detyrimin eprokurorisë për të vepruar menjëherë për të hetuar mbi bazën faktike të një akuze ku për shkak të detyrës dikush akuzohet se ka kryer vepër të rëndë penale ose ka bashkëpunuar me krimin. Në mars kam një gjyq perosnalisht me Palokën dhe Ristanin, i kam akuzar për shpifje për shkak të detyres dhe ju kam sfiduar t’i provoni para gjykatës akuzat tuaja, për lidhjet e mia me kriminelë, do i shkoj deri në fund e nëse provoni sadopak nga tërë ato hatara që ju ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, do jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dorë drejtësisë, në këtë kundërt ju do të pagani cmimin e politikës së turpshme dhe shqiptarët do ta dinë nga një palë e tretë të vërtetën”- tha ai.

Rama shtoi se nuk do të durohen më akuzat që bëhen “sa herë që ju nxjerr goja ato që ju prodhon zorra juaj politike. Askund si këtu nuk ka mbirë kjo fare e keqe që e mbyt përditë vendin, kush merr përsipër të ngrejë akuza duhet t’i provojë ato para publikut dhe jo në gjyqet mes nesh nga ata që mbarojnë se ishte shpifje, por ishte në detyrë dhe detyra e politikanit e përmban shpifjen si detyrë të profesionit, por në veprim të futjes në punë në prokurorisë”.

Sipas Ramës nuk tolerohet dot që Prokurori i Përgjithashëm të mos e thërrasë akuzuesin për të kërkuar shpjegime, nuk ka vend të pranojë që akzuat të trajtohen si pjesë e lojës politike dhe me gjasë një kryeministër, MB të jenë përfaqësues të botës së krimit.

“S’ka vend që e pranon këtë, e që e shikon këtë si shfaqje që politika e jep përditë se këtë detyrë ka. Prokuroria duhet ta marrë një orë e më parë nga ligjëvënësi detyrën e qartë, të painterpretueshme sipas qejfit për të thirrur e hetuar cdo akuzues profesionist, nuk mundet më që profesionistët që e nxjerrin bukën me këto akuza të vazhdojnë të bashkëjetojnë me ne, e sa herë të ketë nevojë zorra politike të nxjerrin gjithë atë që nxjerr në mënyrë të pashëmbullt, ja konkretisht a është Ministri i Brendshëm që po e lufton krimin si them unë, apo ai që drejtohet nga krimi si e akuzoni ju, kjo nuk ngrihet sa herë ua kërkon politika juaj e ulët”- tha ai.

Rama ka theksuar më tej se qeveria që drejton është larg së qëni e përsosur, larg të qënit të pagabueshëm, por ka thënë se nuk mund ta besoj se ky mjerim i madh, mendor e politik mund të justifikohet me ndonjë mungesë për ta sulmuar qeverinë.

“Ky mjerim ekstrem që ushqehet shpif shpif se dicka do mbetet, e ka një justifikim real, fakti se ju nuk keni asnjë vizion, atë që kishit e bëtë realitet dhe ja ku është, nuk keni asnjë program real reformash, lëre që nuk keni lidership të ri për të djathtën e mos e pyet fare për popollin shqiptar, vizioni juaj është kaosi që ndërtuat gjithandej, programi juaj është baltosja e kundërshtatirt, lidershipi juaj kur thërret qameti, ndaj thërrisni përditë qametin se ndjeni se veten nuk endihmoni dot, ndaj e bëtë qametin për Shqipërinë e shqiptarët, por ne nuk e pranojmë këtë që doni të na impononi me dhunë verbale në bashkejetësën tonë të detyruar”- tha ai.

Rama, akuza PD: Qëndrimi ndaj bombave për Tahirin, i turpshëm. U bëtë palë me krimin, edhe kanuni i jep 24 orë qetësi gjaksit

Akuza të ashpra në adresë të opzitës ka lëshuar sot kreu i qeverisë, Edi Rama për qëndirmet e mbajtura ndaj gjithë operacioneve të qeverisë, e në mënyrë të vecantë ndaj deklaratev të dhëna për aktet terroriste në adrsë të familjes së ministrit të Brendshëm, Tahiri, që sipas tij ishin mesazh direkt për vetë ministrin, që nuk është i PS, por i gjithë vendit.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama, në një fjalim të gjatë ka akuzuar paraardhësit për situatën mjerane ku e lanë vendin, dhe lidhjet e forta që instaluan me krimin nga njëra anë e nga ana tjetër, duke e katandisur drejtësinë në atë derexhe, me të cilën i siguruan vetes pandëshkueshmërinë.

“48 orë më parë Tirana u gdhi me lajmin e vendosjes së tre bombave, dy prej tyre kishin në shënjestër familjen e Tahirit, akte të mirëfillta terroriste që përcjellin mesazhin e një kërcënimi të rëndë në adresë të ministrit të Brendshëm, së dyti ankth e pasiguri te njerëzit si është në natyrën e terrorizmit të cdo forme, së treti fatkeqësisht energji negative të qenies njerëzore për të furnizuar politikën e llojit më të ulët që është politika me krimin, mbështetje imorale dhe frymëzim për krimin. Cilitdo qofshin urdhëruesit dhe ekzekutuesit e kërcënimit ekstrem ndaj ministrit, punonjësve të policisë dhe qytetarëve që janë cenuar psikologjikisht nga karshillëku kriminal, frymëzim e mbështetje e krimit ditët e sotme është bërë politika e ditës dhe ky kuvend ku krimi përdoret si lëndë e parë fjalimesh halucinante që kriminalizojnë qeverinë dhe policinë”- tha Rama.

Rama e ka quajtur reagim të faqezësshëm, qëndrimin e mbajtur nga PD për shpërthimet me tritol. “Qëndrim i faqezezshëm dal sulmeve me bomba në adresë të ministrit të brendshëm dhe atij personalisht, por reagimet e opinionit publik dhe ndërkombëtareve mes deklaratash pa asnjë ekuivok lidhur me deklaratat e PD na turpërojnë të gjithëve ne, partitë politike shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese ku si askund opozita se ka për gjë të pozicionohet në anën e krimit me reagime ku tregojnë me gisht MB dhe familjen e tij si fajtorë që meritojnë bombat”- tha Rama.

Sipas tij, deklaratat e PD të pardjeshme janë kulmimi i një fushate të egër shpifjesh, denigrimesh të pandërprera ndaj MB dhe policisë së shtetit.

“E keni nisur fushatën që kur filloi prerja e lidhjeve të vëna prej jush mes policisë dhe botës së krimit. Deklaratat janë fundi i fillit të cdo morali politik, mundësie justifikimi jo në europën e sotme, po as në faqet e kanunit të mocëm nuk ka gërmë të shkruar mbi bashkëjetësen e qenieve njerzore, edhe gjaksit kanuni i jep 24 orë qetësi në besë, ju nuk pritët 24 orë për t’i shtuar bombave llumin. Unë jam bashkuar prej kohësh me shqiptarët, që e tregojnë me gusht drejtësinë si të akuzuarin numër 1 në këtë vend për pandëshkueshmërinë që i keni garantuar vetës, për ato që bëtë me dorën tuja në 21 janar, lazarat, trafikut të drogës, naftës, korrupsionit”- tha ai.

Berisha: Rama është bërë si halla te filmi “Njeriu me top”

Pas akuzave të kryeministrit për opozitën, Berisha tha se ai tani është bërë si personazhi i hallës në filmin “Njeriu me top” për kohën e gjatë që flet në Kuvend. Berisha u ndal te shpërthimet e ditëve të fundit në Kuvend, ku tha se tashmë vendimet i merr krimi.

“Ramën tani po e thërrasin në popull si hallë Esmaja, ose halla e njeriut me top. Vendin e kanë pllakosur probleme të mëdha. Krimi po pushton çdo javë horizonte të reja. Goditja e tij dy ditë më parë ishte tritoli në zarf për ministrin e Brendshëm dhe kjo është një gjë shumë e keqe. Kjo nuk ka ndodhur më parë. Nuk ndodhi kur Spartak Poçi goditi banda dhe sot ecën i lirë në rrugët e qytetit. Nuk ndodhi me të ndjerin Sokol Olldashi që çmontoi mbi 200 banda dhe grupe. Ndodhi tani në mënyrën më të egër. Krimineli që kreu aktin para kamerave dëshmoi se mund të godasë ku të dojë. Dëshmuan se janë në gjendje të projektojnë akte kriminale në seri”, tha Berisha.

Sipas tij “Mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër (I drejtohet Tahirit). Juve u tregoni ligjin qytetarëve të thjeshtë mirë bëni, por keni arrestuar 38 mijë qytetarë. Këta kanë kilometra biseda me secilën bandë. Unë nuk e kërkova kot. Pse nuk më përgënjeshtrojnë mua? Unë i di mirë bisedat dhe kërcënimet që u vijnë atyre. Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri. Problemi është a do ecim në këtë mënyrë? Vazhdoni po të doni. Por po shkojmë drejt një gremine të paimagjinueshme në këtë mënyrë”.

Berisha: Qeveria të merret me bandat e pamëshirshme, jo me opozitën

Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit i kërkoi qeverisë të merret me bandat e pamëshirshme të krimit dhe jo me opozitën.

Berisha tha se tritoli në zarf që krimi i dërgoi qeverisë ishte për ti thënë se kalove vijën e kuqe.

‘Opozita për definicion në Shqipëri e në çdo vend është pjesa më e integruar e shoqërisë për paqe, stabilitet rend dhe siguri. Opozita është e interesuar për një goditje të fuqishme ligjore të krimit kudo që ai ngre krye’, tha Berisha.

‘Aktet e ditës së pardjeshme ishin tepër të rënda’, tha ai duke nënvizuar se asnjë ministër i Brendshëm, që ka kryer edhe operacione shumë herë më të mëdha, nuk ka marrë ndonjë paralajmërim a kërcënim të tillë.

‘Në vend që qeveria të nxjerrë mësime për një kërcënim të pamëshirë merret me opozitën’, tha ai.