Tiranë/ Gjendet pa shenja jete 62 vjeçari

95
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Sulejman Delvina”.

Burimet policore kanë konfirmuar se viktima është identifikuar si A.M, 62 vjeç.

“Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak”,- thuhet në njoftim e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.