Tiranë, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 13 të arrestuar, 1 për korrupsion

417
Drejtoria e Policisë së Tiranës, gjatë këtyre ditëve ka organizuar kontrolle të shtuara në funksion të konstatimit të shkeljeve të normave të sjelljes së Kodit Rrugor.
Kryesisht në ndëshkimin e përdoruesve të mjeteve që përdorin pije alkoolike, pa leje drejtimi, semafor i kuq etj.
Si rezultat i kontrolleve u arritën këto rezultate:
-13 drejtues automjetesh të arrestuar në gjendje të dehur.
– 1 drejtues automjeti i arrestuar pasi tentoi të korruptojë punonjësin e policisë
– 24 drejtues automjetesh të cilëve ju pezullua leja e drejtimit pasi përdornin automjetin nën efektin e alkoolit.
101 drejtues automjetesh të ndëshkuar për kalim me semafor të kuq.
-60 drejtues automjetesh të cilëve ju pezullua leja e drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë të matur me radar. Policia e Tiranës njofton gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Sigal