Dimri i thatë, prurjet në Fierzë janë ndër më të ulëtat e dhjetë viteve të fundit

475
Ky dimër i thatë dhe i pazakontë ka pakësuar rezervat ujore të Fierzës. Prurjet kanë rënë në 174 metër kub në sekondë, nivel ky ndër të uletit e dhjetë viteve të fundit. Kjo ka sjellur edhe në uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocenrtrali më i madh në vend ndërsa niveli i Fierzës është në kuotën 276.4 m .

Gjatë muajit dhjetor në verilindje nuk ka rënë shi dhe dëbore, duke shënuar muajin më të thatë për periudhën e dimrit. Edhe ato pak reshje dëbore që ranë në fiillim të dhjetorit janë shkrirë, ndërsa temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat e tyre pozitive. KESH po importon energji jashtë parashikimeve për shkak se është e detyruar të kufizojë prodhimin për të mbajtur rezervën hidrike në Liqenin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit.
Sigal