Tiranë, 18-vjecari me 5 klasë kapet duke drejtuar Porschen pa patentë

440
Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi drejtonte një Porsche pa qenë i pajisur me leje drejtimi. I riu me inicialet L.T u arrestua në flagrancë rreth orës 04:20 të mëngjesit në rrugën “Siri Kodra”.
18-vjeçari, thekson policia, është me arsim 5 klasë…ndoshta testi teorik dhe praktik për patentën mund t’i duken të vështira 18-vjeçarit, i cili edhe pse ka mbushur moshën, nuk është pajisur ende me lejen e drejtimit të makinës.  
Sigal