Tepelenë, kushërinjtë u vranë për parcelat me kanabis

469
Autori i krimit Gjergji Hasani, banues në Dhëmblan të Tepelenës u arrestua menjëherë pas vrasjes, por policia nuk dha shkaqet e ngjarjes. “Dyshohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier (autori dhe viktima janë kushërinj)”, thuhej në deklaratën e Policisë. Panorama shkruan se dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se Altin Llani, 37 vjeç nga Fieri u vra pas një konflikti për parcelat me kanabis. Banorë të zonës bënë të ditur se prej më shumë se dy muajsh, viktima nga Fieri kishte ardhur te të afërmit e tij në Tepelenë. Sipas tyre, rrinte në fshatin Metohasanaj, ndërsa dyshohet se kontrollonte një zonë të konsiderueshme të mbjellë me lëndë narkotike në vendin e quajtur “mali Griba”.
Sigal