Tenton të fusë kanabis në burg, arrestohet 28-vjeçari

439
Policia e Fierit ka vënë në pranga një të ri teksa po tentonte të fuste lëndë narkotike në burg. Blutë arrestuan Mehmet Dylgjerin, 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Elbasan.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kuntrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajnë denimin në I.E.V.P Fier, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës matriale 4.65 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva” informon policia.

Materialet i kaluan Prokuririsë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Proddhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”.
Sigal