Ngjarja makabre në Pogradec, policia përballet me skenën horror. Djali me të meta mendore i preu kokën nënës dhe e…

229
Sigal

Një ngjarje makabre ka ndodhur sot në Pogradec. Sikur të mos mjaftonte krimi i rëndë i vrasjes së një 70-vjeçareje nga i biri me të meta mendore, ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Djali pasi e ka vrarë nënën e tij, Firdes Çekiçi, me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

44-vjeçari jetonte me nënën dhe vajzën e tij e cila është 15 vjeçe si dhe vëllain tjetër edhe ai me të meta mendore.