“Tempulli”/ Dy në pranga në Durrës, u kapën me doza kanabisi dhe thikë

97
Sigal

Dy persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Luan Shehu dhe Stilian Rakipi u arrestuan në flagrancë në afërsi të portit të Durrësit, me doza kanabisi, gati për shitje, dhe një thikë.

Dozat e kanabisit dhe thika u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.