Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet për viktima

258

Tirana është tronditur sërish mbrëmjen e sotme, pas disa të shtënave me armë. Vetëm pak minuta më parë tek zona e Xhamllikut ku ndodhet ‘Aleati’, është qëlluar me armë drejt një mjeti dhe dyshohet se ka viktima.

Është qëlluar drejt një automjeti BMW X5’, dhe si pasojë ka patur dhe viktima. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.