Super-operacioni, zbulohet identiteti i 3 shqiptarëve të ‘paprekshëm’

427
Janë bërë publikë emrat e tre shqiptarëve të arrestuar një ditë më parë nga policia italiane, në kuadër të një operacioni madhor anti-drgë, ku u vunë në pranga gjithsej 36 persona. Mes shqiptarëve të arrestuar janë dy meshkuj: 56-vjeçari Drini Breshtika dhe 34-vjeçari Ndriçim Bejko. Të dy rezultojnë të papunë. Ndërsa, shqiptarja e arrestuar është 37-vjeçarja Klodjana Shehu, e cila punonte si një bariste.
Operacioni i koduar “Intoccabili” (Të Paprekshmit) është zhvillaur në provincat: Frosinone, Napoli, Bergamo e Latina.Gjatë aksionit janë sekuestruar 17.600 €, 1 bimë marijuanë 1.5 metër, 0.85 gr marijuanë, 1.5 gr hashash, 1 peshore, një detektor elektronik për njohjen e parave false.Hetimet për këtë rrjet kriminal kanë nisiur që prej vitit 2014.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimeve, policia ka zbuluar dy burime të furnizimit me drogë të një organizate që merrej me tregtimin e drogës në Frosinone. E para lidhhet me dy grupe kriminale shqipare të vendosura në zonë, të cilët mundësonin sjelljen në vend të sasive të mëdha të drogës, dhe e dyta lidhet me një grup napoletan. Breshtika dhe Bejko ishin pjesë e furnizuesve.
Sigal