Sulmohet dhe goditet një vajzë e re në mes të Durrësit

520
Një vajzë 21 vjeçe është goditur me grusht nga një tjetër i ri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Durrësit, ndërsa bëhet e ditur se vajza me iniciale A.K., është banuese në Greqi.

Për motive që nuk dihen, shtetasi E.K. 26 vjeç, banues në Durrës, e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht të renë.

Ajo e ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj saj, e menjëherë pas padisë, uniformat blu referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për 26-vjeçarin.
Sigal