“Skifteri” shqiptar “boshatis” shtëpitë e holandezëve, por e pëson keq nga policia

196
Sigal

Policia holandeze ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili kishte kryer më shumë se 100 vjedhje të shtëpive në qytetet Arnhem dhe Velp. Shqiptari vepronte gjithmonë në të njëjtën mënyrë: hapte vrima në dorezat e dyerve ose dritareve për të hyrë.

Ndërkaq, edhe zonat Arnhem-Noord janë prekur nga vjedhjet për një kohë të gjatë nga 39 vjeçari shqiptar. Sipas policisë holandeze, ai është parë disa herë në Heijenoord, ndërsa ka pasur raportime për vjedhje edhe në lagjet Klarendal, Paasberg dhe Angerenstein.

Shqiptari vidhte në banesat e holandezëve kryesisht bizhuteri dhe para. Ai hynte në shtëpitë në katin përdhes, dhe më pas i merrte të gjitha hyrjet me radhë, shkruajnë mediat holandeze. Shqiptari kapërcente gardhet, muret dhe ballkonet e shtëpive.

"Skifteri" shqiptar "boshatis" shtëpitë e

Pas vjedhjeve në veri të vendit, ai u zhvendos në jug, për të ‘boshatisur’ shtëpitë e holandezëve.