Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço

455
Sigal

Gazeta Telegraf/ Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare
shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço. Ai lindi më 29 shtator të 1936
në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e
Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në
vitet ’60.

Është autor i
shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive,
skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë
përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90
është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet
në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka
përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.