Shpërthimi në “Don Bosko”, zbardhet dëshmia e pronarit

445
Është zbardhur dëshmia e pronarit të ëmbëltores në “Don Bosko”, ku shpërtheu bombola e gazit, pasditen e djeshme. Pronari Abdullah Dervishi ka treguar nga spitali, prej ku ndodhet në gjendje të rëndë, se bombola ka shpërthyer në momentin që ai ka dashur ta hapë me forcë. “Ka qenë gruaja që ka tentuar ta hapë bombolën në pjesën e kuzhinës. Ajo më ka kërkuar ndihmë, pasi nuk po e hapte dot. Unë mora një çelës që ta hapja, në këtë moment ka pasur shpërthim. Më pas nuk mbaj mend asgjë … e gjeta veten në rrugë”, ka thënë ai. Ndërkohë, nga shpërthimi i gazit kanë mbetur të plagosur 26 persona, mes tyre 3 pjesëtarët e familjes Dervishi, pronarët e ëmbëltores.
Sigal