Shkozeti u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku një automjeti iu vendos lëndë plasëse, ndërsa objektiv i sulmit ishte një 37-vjeçar i njohur për policinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet-Durrës.
Mësohet se Aldi Mustafa, që thuhet se ka qenë dhe shënjestra e këtij atentati, ka qenë në vëzhgim nga autorët, ndërsa shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Po ashtu policia mendon se shpërthimi ka ndoshta një mesazh për mikun e ‘Rrumit’ të fortit të Sukthit, pasi lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit. Shpërthimi, në mes të ditës ka terrorizuar banorët e zonës.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton, ndërsa dëshmia e shënjestrës do të hedhë më shumë dritë mbi konfliktet që ai mund të ketë.




















