Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në Cesena për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave fqinje, i riu me precedentë të mëparshëm penal, po qëndronte në një hotel në zonën e Cezena-s.
Pasi ishin njoftuar për regjistrimin e tij në hotel pak ditë më parë, policia po e monitoronte të riun në çdo lëvizje.
24-vjeçari lëvizte në qytet me një skuter elektrik. Efektivët arritën ta kapin teksa po i jepte një dozë kokainë një personi tjetër.
I riu shqiptar tentoi të largohej në këmbë por nuk arriti dot t’i shpëtojë policisë. Nga kontrolli fizik, shqiptarit iu gjetën 6 doza kokainë, si dhe një shumë prej 1500 eurosh.