Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi i një motoçiklete

428
Një person që po drejtonte një motoçikletë është aksidentuar rëndë paraditen e së martës në zonën e plazhit të Velipojës. Shtetasi me iniciale R.H., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me pjesën e pasme të një furgoni. Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë serioze në pjesën e kokës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Sigal