Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Roskovec. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kuman.

Burimet tona bëjnë me dije se një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Baki Shahu, 58 vjeç.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.