Shkodër/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për katër të plagosur rëndë

414
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në veri të vendit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë dyshohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit