Shkodër, 2 persona të plagosur pas një sherri banal në lokal

447
Një konflikt, për motive të dobëta, mes pronarëve të lokalit dhe një grupi klientësh, ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në vendin e quajtur “Kisha e madhe”.
Si pasojë mësohet se kanë mbetur të plagosur shtetasit : E.GJ., 24 vjeç, Gj.L., 26 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet që çuan në degradimin e kësaj situate banale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës.
Sigal