Shiste heroinë dhe kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

90
Sigal

Autoritetet e ANNECY-SEYNOD në Francë vunë në pranga një shtetas shqiptar, të përfshirë në shitjen e heroinës dhe kokainës disa ditë më parë.

Gjatë kontrollit të tij, atij iu gjetën 590 euro, 24 qese me 87 gramë heroinë dhe 30 qese me 67 gramë kokainë.

Pas hetimeve është përllogaritur se ai ka pasur rreth 20 klientë në ditë dhe për rreth 1 muaj ka qarkulluar rreth 30 mijë euro.

Sakaq, pas gjykimit nga autoritetet franceze ai u dënua me 18 muaj burg dhe me ndalim të përhershëm nga territori francez, ndërsa pas shlyerjes së dënimit të tij ai do të dëbohet nga vendi.