Shfrytëzonte për prost*tucion të miturën, zbulohen detaje tronditëse në telefonin e mjekut 42 vjeçar

25
Sigal

Detaje tronditëse dalin në dritë lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Dervish Hasi, i cili u vu në pranga sot nga policia e Tiranës, nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një 16-vjeçareje, prej dy vitesh.

Sipas burimeve 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një  grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.

42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt./BW