Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para, Apeli vendos për ‘Natashën’ e famshme të Tik Tok dhe djalin e saj

19
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun dhe Natasha Rombulan, nënë e bir, që dyshohet se përdornin një fëmijë 10-vjeçar ( djali i Armandos) për të përfituar të ardhura nga rrjeti tik tok, ku hidhnin video duke sharë dhe me fjalë fyese, ndërsa protagonist ishte i mituri.

Ndaj gjyshes dhe babait të 10 vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kishte vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22,datë 22.02.2024, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
  2. Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A.K dhe N.R.
  3. Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, thuhet në njoftimin e Apelit.