Sherr me thika në Elbasan/ 33-vjeçari goditet në zemër, ndërron jetë në spital (EMRI)

147
Sigal

Shqipëria është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku sherri banal midis dy 43-vjeçarëve në një lokal ka degjeneruar në përdorimin e thikës dhe armës, me dy protagonistët që ndërruan jetë në spital.

Por një ngjarje më sfond të ngjashëm ka ndodhur thuajse në të njëjtën orë edhe në qytetin e Elbasanit.

Fillimisht u raportua se një 33-vjeçar ëështë vetëplagosur me thikë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, por detajet e reja tregojnë se Sali Hajdari është plagosur me thikë gjatë një sherri.

Mësohet se 33-vjeçari është goditur me thikë në zemër dhe pak minuta pasi u dërgua në spital ka ndërruar jetë.

Ka qenë një sherr me tij dhe një të riu që ka agravuar në përdorimin e thikës.