Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 21-vjeçari, qëllohet disa herë në fytyrë

460
Sigal

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika pasditen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Institut, ndërsa i plagosur ka mbetur personi i identifikuar si Olsi Meraj, 21 vjeç.

Meraj po stërvitej së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20-vejç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.

Ata kanë sulmuar më pas dy të rinjtë, duke goditur me thikë në fytyrë 21-vjeçarin.Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.