Izraeli sulmon me raketa aeroportin civil në Siri

408
Sigal

Tensionet mes Sirisë  dhe Izraelit janë rritur shumë pas sukmeve të bëra nga të dy shtetet.

Izraeli së fundmi ka sulmuar verilindjen e Alepos. U raportua se në zonë pati ndërprerje të energjisë elektike. Shenjestër e sulmit ishte aeroporti civil.

Kjo gjë ka detyraur sot Damaskun të aktivizojë mburojën e raketave për të parandaluar një numër të madh raketash hyrëse.

Raketat izraelite thuhet se kishin në shënjestër zonën industriale të Shejh Najjar në verilindje të Aleppo dhe vendbanimin e Jibrin. Raportohet se raketa synonte gjithashtu një aeroport civil në qytet, i cili ka qenë nën kontrollin e qeverisë siriane që nga dhjetori 2016.