Shembjet në Vlorë, arrestohet kreu i IMT-së që abuzoi me detyrën/ Emri

513
Arrestohet kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, Kledjon Ramaj.

30 vjeçari me banim në Vlorë, ishte dënuar me burg nga gjykata e Vlorës më 30 korrik 2017 për “shpërdorim detyre”.

“Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me numër Vendimi Penal 263 datë 30.07.2017,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Sigal