Lazarat, hetimet per tritolin ndaj Bejkos, ende asnjë autor të dyshuar

390
LAZARAT – Sulmi me lende plasëse në banesën e babait të kreut te Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ende nuk ka asnjë autor.
Burime pranë policisë bëjnë me dije së për sasinë e tritolit që shpërtheu në oborrin e shtëpisë së Hysen Bejkos, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Lazarat, nuk ka akoma asnjë të shoqëruar apo të ndaluar.
Pak ditë para këtij sulmi në banesën e Hysen Bejko, është tentuar të behët edhe një tjetër shpërthim i cili nuk është finalizuar dhe lënda plasëse është gjetur nga të zotët e shtëpisë.
Kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko gjatë një deklaratë për mediat nuk përjashtoi mundësinë që kjo ngjarje të jetë për të krijuar destabilitet në prag të zgjedhjeve me qëllim për të rritur praninë e policisë në fshatin Lazarat, që njihet si bastion i së djathtës.
Sigal