SHÇBA arreston oficerin e policisë kriminale Alkejd Zeneli

502
Në ora 15:00 Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, arrestoi oficerin e policisë, Nënkomisar Alkejd Zeneli për kryerje të veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i Zenelit është kryer pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5 mujor.
Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.
Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash
Sigal