Rritet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Burrel, mes tyre dhe një fëmijë

19
Sigal

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Burrel.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ish Agjensia’.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve (një 38 dhe një 34-vjeçar) dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A. L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L. K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.