Rrëzohet një helikopter në Malësine e Madhe

467
Një helikopter u rrëzua sot rreth orës 14:00 në fshatin Grizhë në Malësi të madhe. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe nuk ka ende një informacion për numrin e personave që ndodheshin në bord. Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe ka thënë se në bord ka pasur disa persona. Sipas tij, deri tani të paktën dy viktima kanë humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spital. Mendohet se helikopteri i përket ushtrisë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
Sigal